Prizren: Arrestohet një person për kërcënim verbal ndaj viktimës, në banesë i gjendet një pistoletë
Në Prizren, dje pasdite, është arrestuar një person për kërcënim verbal ndaj një personi tjetër. Siç thuhet në raportin e policisë, i dyshuari dhe viktima kishin mosmarrëveshje, shkruan lajmi.net Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit, është sekuestruar një pistoletë me 20 fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Raporti i…

Lajme
Në Prizren, dje pasdite, është arrestuar një person për kërcënim verbal ndaj një personi tjetër.
Siç thuhet në raportin e policisë, i dyshuari dhe viktima kishin mosmarrëveshje, shkruan lajmi.net
Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit, është sekuestruar një pistoletë me 20 fishekë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë:
KANOSJE /ARMËMBAJTJE PA LEJE
Prizren / 27.05.2025 – 13:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje e kishte kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me 20 fishekë. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje./lajmi.net/