Pritjet e gjata të mërgimtarëve në Kroaci, Çitaku: Në vend se të ndihmojnë, Kurti ka zgjedhur t’u tregojë atyre përrala me gjermanë e rusë

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufinjtë mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Ajo ka thënë se mërgimtarët tanë po presin me orë të tëra në kufijtë e vendeve përreth teksa janë të lodhur nga rruga e gjatë për t’u kthyer në shtëpi.…

Lajme

02/08/2026 19:21

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku ka shkruar në lidhje me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufinjtë mes Kroacisë dhe Malit të Zi.

Ajo ka thënë se mërgimtarët tanë po presin me orë të tëra në kufijtë e vendeve përreth teksa janë të lodhur nga rruga e gjatë për t’u kthyer në shtëpi.

“Në vend që të merrte menjëherë kontakt me Zagrebin dhe Podgoricën, të koordinonte veprimet me autoritetet e atjeshme dhe të dërgonte Ministrin e Jashtëm për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës, Albin Kurti ka zgjedhur t’u tregojë mërgimtarëve tanë përralla me gjermanë e rusë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se mërgata nuk ka nevojë për ligjerata ideologjike por për një shtet që vepron.

“Ky ose po tallet keq me qytetarët e vet, ose vërtet jeton në një univers paralel, ku Kosova qenka ajo që mbron Gjermaninë”, ka shtuar Çitaku./Lajmi.net/

Postimi i plotë: