Pritje deri në një orë tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë çdo vit në sezonin e verës dhe të dimrit shënohet me fluks nëpër pikat kufitare për hyrje dalje nga Kosova. Njëjtë edhe këtë vit atyre po iu duhet të presin për të hyrë në vendlindjen e tyre. Sipas përditësimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 1 orë po zgjat pritja…

Lajme

23/12/2024 15:32

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë çdo vit në sezonin e verës dhe të dimrit shënohet me fluks nëpër pikat kufitare për hyrje dalje nga Kosova.

Njëjtë edhe këtë vit atyre po iu duhet të presin për të hyrë në vendlindjen e tyre.

Sipas përditësimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 1 orë po zgjat pritja për të hyrë në Kosovë tek Dheu i Bardhë ndërsa 40 minuta tek pika kufitare Muçibabë.

Në Jarinje qytetarët po presin vetëm deri në 15 minuta ndërsa në pikat tjera kufitare deri në 5 minuta.