Pritja vazhdon: Mbi 40 minuta kanë kaluar dhe ende nuk ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës

Edhe pse ishte parashikuar që seanca e Kuvendit të Kosovës të fillonte para më shumë se 40 minutash, ajo ende nuk ka nisur. Deputetët janë të pranishëm në sallë, por nuk ka asnjë aktivitet, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe paqartësie, transmeton lajmi.net. Pritja e gjatë është një pasojë e ngërçit të vazhdueshëm për zgjedhjen…

Lajme

30/08/2025 11:46

Edhe pse ishte parashikuar që seanca e Kuvendit të Kosovës të fillonte para më shumë se 40 minutash, ajo ende nuk ka nisur.

Deputetët janë të pranishëm në sallë, por nuk ka asnjë aktivitet, duke krijuar një atmosferë tensioni dhe paqartësie, transmeton lajmi.net.

Pritja e gjatë është një pasojë e ngërçit të vazhdueshëm për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

VV po kërkon votimin e Nenad Rashiqit, por partitë tjera po e quajnë jo-kushtetuese zgjedhjen e tij./lajmi.net/