Pritja fantastike e Edersonit, momenti kur portieri brazilian ia mohoi golin e sigurt Romelu Lukakus

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar për herë të parë titullin e UEFA Champions League në histori të klubit. Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan Lajmi.net Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e…

Sport

10/06/2023 23:10

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar për herë të parë titullin e UEFA Champions League në histori të klubit.

Kampioni i Premier League arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj Interit në finalen e madhe të Stambollit, shkruan Lajmi.net

Goli i vetëm në stadiumin “Ataturk Olympic” në Stamboll të Turqisë, u shënua në minutën e 68’të dhe realizator ishte lojtari spanjoll, Rodri.

Por në minutat e fundit skuadra italiane shumë lehtë ka mundur të barazonte rezultatin me anë të Romelu Lukakus.

Goditja e sulmuesit belg u ndal nga portieri brazilian, Ederson.

Këta s’e besoi askush, madje trajneri Inzaghi u fut në fushë duke kapur kokën.

Kujtojmë që Manchester City tani kompleton tripletën këtë sezon, duke fituar kështu titujt si: UEFA Champions, Premier League dhe FA Cup./Lajmi.net/