Pritet vendimi për Ekstradimin ose jo për të Kërkuarin nga Turqia

Gjykata Themelore e Prishtinës, sot pritet të jap vendimin nëse Ugur Toksoy, do të ekstradohet ose jo nga autoritetet e Kosovës drejt vendit të tij në Turqi.

Lajme

14/12/2017 11:33

Ky vendim pritet të merret sot në seancën e cila aktualisht po mbahet, ndërsa Toksoy dyshohet nga autoritetet turke se ka lidhje me grusht-shtetitn e ngritur në vitin e kaluar në Turqi, njofton Klan Kosova.

Aktualisht, rastin janë duke përcjellur Zyrtarë të Ambasadës së Turqisë dhe ata të OSBE-së, ndërsa në Seancën e tij, nuk raportohet të jetë parë gruaja e tij.