Pritet sërish shtyrja e regjistrimit të popullsisë
Qeveria e Kosovës pritet që sërish të merr vendim për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë në vend. Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se pas kërkesës të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ekzekutivi i vendit pritet që gjatë kësaj jave të merr vendim ta shtyjë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Qeveria e Kosovës pritet që sërish të merr vendim për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë në vend.
Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se pas kërkesës të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ekzekutivi i vendit pritet që gjatë kësaj jave të merr vendim ta shtyjë sërish procesin e regjistrimit të popullsisë, transmeton lajmi.net.
Zëvendëskryeshefi i ASK-së, gjatë raportimit të premten në Komisionin parlamentar për Buxhet, ka numëruar edhe disa sfidat tjera që e bëjnë të vështirë nisjen e procesit të regjistrimit, siç janë mungesa e tabletave, mungesa e mbikëqyrësve të procesit dhe mostrajnimi i mbikëqyrësve.
Madje, ai ka thënë në Komision se ASK-ja ka dorëzuar propozim në Qeveri për ta shtyrë datën e regjistrimit të popullsisë në prill të vitit të ardhshëm
Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë. /lajmi.net/