Pritet arrestimi i ish zyrtarëve të lartë të Obiliqit

Disa ish zyrtarë të lartë të Komunës së Obiliqit pritet të arrestohen sot nga Policia e Kosovës. Ata dyshohen se kanë keqpërdorur disa projekte gjatë fushatës zgjedhore, duke pasur për qëllim që të përfitojnë politikisht gjatë zgjedhjeve.

Lajme

21/01/2014 11:35

Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një operacion arrestimesh në Komunën e Obiliqit.

Lajmi.net mëson se gjatë këtij aksioni pritet të arrestohen ish zyrtarë të lartë të Obiliqit, të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur disa tenderë gjatë fushatës, me qëllim të përfitimit të votave.

Respektivisht, dyshimi është mbi dhënien e disa projekteve pa i respektuar procedurat komunale dhe të prokurorimit publik.

Kjo, me qëllimin për t’i fituar zgjedhjet.

Nuk dihet nëse në grupin e të arrestuarve është edhe ish Kryetari i atëhershëm i Obiliqit.