“Prisja djalin në shi e borë, sigurimi i saj e mbante makinën ndezur” – Një nënë rrëfen përvojën në të njëjtën shkollë me vajzat e presidentes Osmani
Një prind ka ndarë përvojën e saj personale në rrjetet sociale, duke treguar se fëmija i saj kishte ndjekur mësimet në të njëjtën shkollë publike me vajzat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përkatësisht në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Në një reagim që vjen në kohën kur po zhvillohen debate rreth sigurisë…

Lajme
Një prind ka ndarë përvojën e saj personale në rrjetet sociale, duke treguar se fëmija i saj kishte ndjekur mësimet në të njëjtën shkollë publike me vajzat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përkatësisht në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Në një reagim që vjen në kohën kur po zhvillohen debate rreth sigurisë dhe trajtimit të veçantë të vajzave të Presidentes, nëna në fjalë ka ndarë një kontrast që sipas saj ishte i dukshëm, raporton lajmi.net
“Unë prisja djalin tim jashtë në të ftohtë, shi e borë, ndërsa sigurimi i saj hynte brenda ose e mbante makinën ndezur,” shkruan ajo, duke vënë theksin te trajtimi i privilegjuar i fëmijëve të presidentes në krahasim me prindërit dhe nxënësit e tjerë.
Ajo tregon se e kupton që masat e sigurisë janë pjesë e protokolleve ligjore që i garanton familjes së presidentes mbrojtje nga Policia e Kosovës. Por shton se, si prind, nuk mund të mos e ndiejë dallimin që krijohet në përditshmëri përmes këtyre masave.
“Edhe kur bëhet fjalë për çështje sigurie, përsëri më linte një përshtypje jo të mirë ky privilegj i tyre përballë ne të tjerëve,” shkruan ajo.
Kujtojmë se sot gjatë ditës u arrestua kameramani i Paparacit, Jetmir Muji , i cili po merrte pamje për storie lidhur me shkollimin dhe sigurinë e vajzave të Presidentes në një institucion privat.
Presidentja Osmani ka reaguar ndaj raportimeve, duke i quajtur “përndjekje të paligjshme ndaj të miturave” dhe ka thënë se masat e sigurisë për familjen e saj vendosen nga Policia e Kosovës, jo sipas kërkesës së saj./Lajmi.net/