Prishtinë: Shpërndanin jashtëligjshëm libra për Muhamedin, i largon policia (Video)

Organizata Joqeveritare, Forumi i të Rinjëve Myslimanë, ka organizuar një aktivitet publik me moton “Profeti Muhammed , mësues i njerëzimit”, në Sheshin “Nëna Terezë”, ku kanë shpërndarë edhe libra për fëmijët. 

Lajme

23/01/2015 17:12

Mirëpo, kjo gjë nuk u zgjati shumë pasi që këta të rinj, u larguan nga vendi ku edhe ishin pozicionuar. 

E këtë largim të tyre ë bëri policia e Kosovës, të cilët prapa kamerave të KosovaPress-it, thanë që ky aktivitet është bërë pa paralajmërim. 

Ndërsa, OJQ, Forumi i të Rinjëve Myslimanë, të cilët nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerave, thanë se për këtë aktivitet Policia e Kosovës ka qenë të njoftuar, dhe i kanë lejuar këtë aktivitet ta zhvillojnë për një orë. 

Drita e zëmrës”, ‘Besimi Islam’, ‘Mburoja e Islamit’, quheshin disa nga librat që janë shpërndarë, e jashtë kopertinës në to ishte e shënuar që ato do të jepen falas.