Prishtinë: Policia gjobit 150 euro shoferin që bënte “stila” me veturë

Njësia e Trafikut të Prishtinës e ka gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në Prishtinë. “Shoferi në fjalë është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime këto që kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë. “Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë…

Lajme

11/01/2026 17:24

Njësia e Trafikut të Prishtinës e ka gjobitur një shofer për shkak të vozitjes së rrezikshme në Prishtinë.

“Shoferi në fjalë është hasur duke kryer manovra të rrezikshme me veturë, veprime këto që kanë rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Pas identifikimit të tij, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe ndaj shoferit është shqiptuar gjoba për kundërvajtje në komunikacion, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”.

Policia ka apeluar që vozitësit të respejtojnë rregulat dhe të ndihmojnë në sigurinë rrugore për të gjithë pjesëmarrësit.

Policia