Alarmi për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë rezulton i rremë, largohet policia nga vendi i ngjarjes

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës pas pranimit të informatës për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ndërsa shiritat e sigurisë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se rreth orës 18:00 është pranuar një informatë për mjet shpërthyes në…

Lajme

22/06/2026 21:25

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës pas pranimit të informatës për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ndërsa shiritat e sigurisë janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lajmi.net se rreth orës 18:00 është pranuar një informatë për mjet shpërthyes në këtë lokacion.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka deklaruar Ahmeti.

Policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve, situata është normalizuar dhe zona është liruar për qarkullim. /Lajmi.net/