Prishtinë: Gjuajti me armë nga dritarja e shtëpisë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në Prishtinë. I njëjti kishte shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Fehmiu” rreth orës 00:10. “I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi…

Lajme

15/06/2025 08:40

Një person është arrestuar të shtunën mbrëma në Prishtinë.

I njëjti kishte shtënë me armë zjarri nga dritarja e shtëpisë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Fehmiu” rreth orës 00:10.

“I dyshuari m/k dyshohet se nga dritarja e shtëpisë se tij ka shtënë me armë zjarri. Njësitet policore kanë siguruar edhe video incizim si dëshmi e të shtënave.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, ka njoftuar policia.