Prishtinë: Dy persona kapen në flagrancë duke tentuar të vjedhin naftë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 marsit, rreth orës 22:30, në rrugën “Mehmet Xhevori”. Sipas policisë, të dyshuarit janë kapur në flagrancë teksa po tentonin të vidhnin naftë, transmeton lajmi.net. Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar disa prova…

Lajme

27/03/2026 09:00

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 26 marsit, rreth orës 22:30, në rrugën “Mehmet Xhevori”.

Sipas policisë, të dyshuarit janë kapur në flagrancë teksa po tentonin të vidhnin naftë, transmeton lajmi.net.

Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar disa prova materiale, përfshirë një akumulator dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës.

Sasia e naftës së vjedhur i është kthyer pronarit, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes me urdhër të prokurorit kujdestar.

Postimi i plotë: 

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. Mehmet Xhevori, Prishtinë / 26.03.2026 – 22:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur duke vjedhur naftë.  Si provë materiale janë sekuestruar një akumulator, një pajser etj. Nafta i është kthyer pronarit ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net/