Prishtinë: Borxhlinjtë rrahen e shtijnë me armë zjarri, përfundojnë në spital

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së martës, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje për borxh. Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se i lënduar ka mbetur edhe një dëshmitar i ngjarjes, shkruan lajmi.net. “Rr. Bill Klinton, Prishtinë 29.11.2022 – 22:00.…

Lajme

01/12/2022 09:36

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës mbrëmjen e së martës, pasi të njëjtit janë përleshur mes vete si pasojë e një mosmarrëveshje për borxh.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, duke shtuar se i lënduar ka mbetur edhe një dëshmitar i ngjarjes, shkruan lajmi.net.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 29.11.2022 – 22:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar të cilët si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme rreth një borxhi  janë përleshur fizikisht në mes veti. Gjatë përleshjes njëri nga të dyshuarit kishte shtëne me armë zjarri dhe si pasojë e përleshjes të  gjithë të dyshuarit dhe një dëshmitarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe si prova materiale lidhur me rastin kanë sekuestruar një pistoletë me 5 fishek dhe një gëzhojë fisheku. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, vijon njoftimi. /Lajmi.net/