Prishtinë: Arrestohet një person, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast të 'Dhunës në familje'. Me këtë rast theksohet se një person ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij.

Lajme

26/08/2021 09:14

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme 25.08.2021, rreth orës 15:00.

“I dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/