Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për ngacmim seksual, dyshohet se ngacmoi edhe dy të mitura

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se në rrugë ka përcjellë dhe ngacmuar seksualisht një viktimë femër kosovare. Sipas një dëshmitareje femër kosovare, i dyshuari dyshohet se ka ngacmuar edhe dy vajza ende të paidentifikuara, të moshës rreth 10-11 vjeç. Me vendim të…

Lajme

17/02/2026 09:06

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se në rrugë ka përcjellë dhe ngacmuar seksualisht një viktimë femër kosovare.

Sipas një dëshmitareje femër kosovare, i dyshuari dyshohet se ka ngacmuar edhe dy vajza ende të paidentifikuara, të moshës rreth 10-11 vjeç.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/