Prishtinë: Arrestohen tre persona të dyshimtë për armëmbajtje pa leje

Polica e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona të dyshimtë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të dy prej tyre, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë copë fishekë dhe një thikë. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër…

Lajme

09/09/2024 08:36

Polica e Kosovës ka arrestuar mbrëmë tre persona të dyshimtë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të dy prej tyre, Policia ka gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë copë fishekë dhe një thikë.

Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt./Lajmi.net/