Prishtinë/ Arrestohen dy të dyshuarit që futën me forcë një femër në veturë dhe e sulmuan seksualisht
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual. Arrestimi i të dyshuarve: – A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe – B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, Deri tek arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i hetimeve të bëra pas raportimit të…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual.
Arrestimi i të dyshuarve:
– A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
Deri tek arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i hetimeve të bëra pas raportimit të rastit më datë 28/08/2022.
“Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”,thuhet në njoftimin për media.
Ndryshe rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, rreth orës 16:00.
“ Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”./Lajmi.net/