“Prishtinali 4.0” nga 2po2, Vig Poppa, Ledri Vula dhe Lluni

Skena muzikore kosovare është pasuruar me një superbashkëpunim këtë verë: 2po2, Vig Poppa, Ledri Vula dhe Lluni kanë sjellë projektin më të ri me titull “Prishtinali 4.0”, një vazhdim simbolik i trashëgimisë urbane që këta artistë e përfaqësojnë ndër vite. Kënga është një kombinim i stilit të vjetër me energjinë e re të skenës hip-hop,…

ShowBiz

26/07/2025 19:02

Skena muzikore kosovare është pasuruar me një superbashkëpunim këtë verë: 2po2, Vig Poppa, Ledri Vula dhe Lluni kanë sjellë projektin më të ri me titull “Prishtinali 4.0”, një vazhdim simbolik i trashëgimisë urbane që këta artistë e përfaqësojnë ndër vite.

Kënga është një kombinim i stilit të vjetër me energjinë e re të skenës hip-hop, ku secili prej artistëve sjell identitetin e vet autentik, ndërsa bashkë rezultojnë në një hit që ka filluar të qarkullojë gjerësisht në rrjetet sociale dhe platformat muzikore, transmeton lajmi.net

Teksti i këngës është shkruar nga vetë katërshja: 2po2, Vig Poppa, Ledri Vula dhe Lluni, ndërsa muzika mban firmën e 2po2 dhe Rzon, i cili është gjithashtu përgjegjës për mix & mastering-un profesional të këngës.

“Prishtinali 4.0” vjen si një homazh për qytetin, stilin e jetës dhe kulturën urbane që kanë formësuar karrierat dhe rrënjët e secilit prej tyre./lajmi.net/