Prishtina synon fitoren dhe kualifikimin ndaj Larnes sonte në “Fadil Vokrri”
FC Prishtina do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Larnes në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas barazimit pa gola në sfidën e parë të zhvilluar në Irlandën e Veriut, bardhekaltrit do të kërkojnë fitoren vendimtare para tifozëve të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”. Takimi nis nga ora 20:00…

Sport
FC Prishtina do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Larnes në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas barazimit pa gola në sfidën e parë të zhvilluar në Irlandën e Veriut, bardhekaltrit do të kërkojnë fitoren vendimtare para tifozëve të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Takimi nis nga ora 20:00 dhe pritet me interes të madh, pasi një fitore eventuale do ta dërgonte skuadrën nga kryeqyteti në raundin e tretë të garës evropiane. Prishtinasit kanë shprehur vendosmëri për ta përmbyllur me sukses këtë duel, duke shfrytëzuar përparësinë e fushës dhe mbështetjen e publikut.
Ndeshja pritet të jetë e luftuar, me Prishtinën që do të kërkojë të marrë kontrollin që në minutat e para dhe të konkretizojë rastet, në mënyrë që të shmangë ndonjë surprizë nga skuadra kundërshtare.