Prishtina shkatërron Craiovën, shkon në gjysmëfinale

21:19 | 25 Mars 2015

Plisat

Sigal Prishtina ka arritur të shënojë një fitore të lartë me rezultat 98.70 kundër Craiovës, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Sigal Prishtina ka arritur të shënojë një fitore shumë të madhe kundër Craiovës.

Skuadra nga kryeqyteti arriti të shënojë fitore me rezultat 98:70 duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike.

Në gjysmëfinale, Prishtina do të takohet me skuadrën maqedonase, Kozhuv.

Më efikasi në këtë fitore, si çdo herë tjetër, ishte Dardan Berisha me 22 pikë, teksa Edin Bavcic shtoi 15 pikë.