Prishtina shijon fitoren e parë, Gjilani vazhdon me rezultate pozitive, drama në Podujevë përfundon baras

Prishtina ka marrë fitoren e parë këtë edicion të Superligës.

Sport

18/09/2019 17:55

Kryeqytetasit kanë triumfuar në udhëtimin e vështirë te Trepça ’89 me rezultat minimal.

Ahmed Januzi (59’) i solli tre pikët e para ekipit të Bylbyl Sokolit dhe kësisoj tash Prishtina tubon 4 pikë ndërsa mitrovicasit 5 sosh.

Gjilani e ka arritur fitoren e parë në përballjet direkte me Ballkanin me rezultat 2-0.

Skuadra e Gentjan Mezanit duket se do të jetë kandidat serioz për titull, pas fitores së katërt radhazi.

Gerhard Progni (47’) shënoi golin e parë të ndeshjes , duke çuar ekipin e tij në kuotën e 12 pikëve pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Ballkani mbetet në vendin e tretë me 8 pikë.

Ndërkohë drama e vërtetë ka ndodhur në Podujevë, ku Llapi dhe Drita kanë ndarë pikët.

Kastriot Selmani (5’) realizoi për vendasit, por në gjysmën e dytë mysafirët përmbysën gjithçka me Liridon Lecin (50’) dhe Gilberto Fortunato (87’).

Kur mendohej se fitora do t’i takonte gjilanasve, Behar Maliqi (90′) vulosi rezultatin 2-2. /Lajmi.net/