Prishtina mposht Kastriotin, Trepça kalon Vushtrrinë

Prishtina ka arritur që ta mposht Kastriotin e Ferizajt në Superligën e Kosovës në Hendboll. Ndeshja e zhvilluar të dielën në Bardhosh, Prishtina e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:28. Pas pjesës së parë skuadra prishtinase kishte pesë gola epërsi, 16:11. Albi Gjuka ishte më efikasi te Prishtina me tetë gola, derisa shtatë i…

Sport

01/10/2023 21:48

Prishtina ka arritur që ta mposht Kastriotin e Ferizajt në Superligën e Kosovës në Hendboll.

Ndeshja e zhvilluar të dielën në Bardhosh, Prishtina e mposhti Kastriotin e Ferizajt me rezultat 30:28.

Pas pjesës së parë skuadra prishtinase kishte pesë gola epërsi, 16:11.

Albi Gjuka ishte më efikasi te Prishtina me tetë gola, derisa shtatë i shënoi Vladislav Napadatilo.

Te Kastrioti u dalluan Festim Mustafa i me 11 gola dhe Rron Ramadani, i cili shënoi nëntë.

Të dielën u luajt edhe ndeshja mes Trepçës e Vushtrrisë, që përfundoi në të mirë të skuadrës nga Mitrovica, e cila fitoi me rezultat bindës, 49:19.

Marley Wallace me 11 gola edhe Lulzim Shabani me nëntë u dalluan te “xehetarët”./Lajmi.net/