Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria përfshihen nga erëra të forta
Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria janë përfshirë sot nga erëra të fuqishme si dhe kanë ngritur sasi të konsiderueshme pluhuri në ajër. Pamjet e publikuara në Meteo Ballkan dhe në disa rrjete sociale tregojnë rrugë të mbuluara nga pluhuri dhe pamje të turbullta të shkaktuara nga forca e erës. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka…

Lajme
Prishtina, Mitrovica, Podujeva, Lipjani dhe Vushtrria janë përfshirë sot nga erëra të fuqishme si dhe kanë ngritur sasi të konsiderueshme pluhuri në ajër.
Pamjet e publikuara në Meteo Ballkan dhe në disa rrjete sociale tregojnë rrugë të mbuluara nga pluhuri dhe pamje të turbullta të shkaktuara nga forca e erës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se përkundër se parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara dhe rrufe në disa pjesë të territorit.
Sipas njoftimit vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona.
Temperaturat do të luhaten nga 12 gradë Celsius deri në 16 gradë Celsius në orët e mëngjesit, ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerat maksimale prej 26 gradë Celsius deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi të lehtë deri mesatare, nga 1 deri në 9 metra për sekondë.
IHMK apelon për kujdes të shtuar në zonat ku mund të ketë rrufe, sidomos për ata që qëndrojnë në ambiente të hapura gjatë pasdites.