Prishtina – Llapi, formacionet zyrtare
Prishtina dhe Llapi do të përballen sot, më fillim nga ora 14:00, në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës.

Sport
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Të dyja skuadrat synim të vetëm e kanë fitoren dhe kualifikimin në finale.
Prishtina nuk gëzon formën më të mirë në Superligë ku gjendet në pozitën e pestë dhe trofeu në kupë do të jetë objektivi kryesor për ta shpëtuar sezonin.
Në anën tjetër Llapi nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në BKT Superligë.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.
Prishtina: Haxho; Mankenda, Pllana, Mici, Shabani; Zyba, E.Krasniqi; Tolaj, Zeka, John; Kryeziu;
Llapi: Coric; Idrizi, Krasniqi, Neto, Emini; Shabani, Ramadani, Rivera; Selmani, Fazliu, Veliu; /Lajmi.net/