Prishtina kërkon të kthehet në rrugën e fitoreve ndaj Gjilanit
Prishtina do ta kërkojë fitoren në ndeshjen ndaj Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës. Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe luhet në “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net. Vetë klubi kryeqytetas ka kërkuar mbështetje nga tifozët për këtë sfidë, që do të thotë shumë në lidhje me ambiciet e tyre për titullin kampion. Të dyja skuadrat…

Sport
Prishtina do ta kërkojë fitoren në ndeshjen ndaj Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe luhet në “Fadil Vokrri”, transmeton lajmi.net.
Vetë klubi kryeqytetas ka kërkuar mbështetje nga tifozët për këtë sfidë, që do të thotë shumë në lidhje me ambiciet e tyre për titullin kampion.
Të dyja skuadrat gjenden shumë afër në tabelë, teksa kanë pikë të njëjta.
Prishtinasit vijnë pas barazimit me Trepçën 89’ në mesjavë, rezultat të cilin s’duan ta përsërisin assesi të shtunën. /Lajmi.net/