Prishtina i rikthehet fitoreve, triumfon ndaj Trepçës ’89

Prishtina ka arritur fitore të thellë në shtëpi duke mposhtur Trepçën '89 me rezultat bindës 4- 2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës.

Sport

22/11/2020 14:51

Sabien Lilaj nga pika e bardhë i dha epërsinë vendasve (12′), ndërsa Kryeziu pas 15 minutave dyfishoi rezultatin, shkruan lajmi.net.

Mysafirët u kthyen në lojë përmes Sie që realizoi në minutën e fundit të pjesës së parë (45′).

Edhe 45-minutëshi i dytë ishte interesant, derisa u realizuan tri gola, dy nga vendasit dhe një nga mysafirët.

Supergoli i Besnik Krasniqit bëri që vendasit të realizojnë golin e tretë (63′).

Kurse pas tre minutave, Prishtina realizoi edhe golin e katër përmes Mankendës.

Golin e dytë për mysafirët dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Arbnor Muja në minutën e 71-të.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngritët në pozitën e katër me 18 pikë, ndërsa Trepça ’89 në të tetën me 14 sosh./Lajmi.net/