Prishtina fiton pas dhjetë ndeshjesh

Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar. Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 me anë të Suhejlj Muharem në minutën e 37-të. Kryeqytetasi reaguan në çastet e fundit të pjesës së parë duke…

Sport

28/03/2025 22:18

Prishtina ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Feronikelit ‘74 në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët të cilët realizuan për 1-0 me anë të Suhejlj Muharem në minutën e 37-të.

Kryeqytetasi reaguan në çastet e fundit të pjesës së parë duke barazuar rezultatin në 1-1 përmes Axel Gnapit i cili u asistua nga Dion Gallapeni.

Pjesa e dytë ishte më e plogësht me Prishtinën që krejt në momentet e fundit të takimit arriti ta sigurojë fitoren.

Rasti më serioz për Prishtinën erdhi në minutën e 82-të përmes Gentrit Salihun i cili bëri një goditje nga 30 metra, e cila u ndal nga portieri mysafir.

Prishtina arriti ta përmbysë rezultatin në minutën e 92-të duke shënuar për 2-1 me anë të Ron Raçit i cili u gjend mirë në zonë për ta shfrytëzuar topin e kthyer nga traversa.

Të besuarit e Jean Michel Cavallit e gjejnë veten në pozitën e katërt me 35 pikë të grumbulluara, teksa Feronikeli ‘74 në të fundit me 14 sosh.