Prishtina fiton me përmbysje ndaj Drenicës, kualifikohet tutje
Prishtina ka shënuar fitore në derbin ndaj Drenicës, e vlefshme për Kupën e Kosovës.

Sport
“Bardhëkaltërit” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan lajmi.net.
Prishtina fillimisht gjeti golin përmes Kreshnik Ukës pas plotë 61 minutave lojë.
Derisa mendohej se Drenica do shënonte fitoren dhe të siguronte kualifikimin tutje, në skenë doli Besnik Krasniqi që në minutën e fundit e dërgoi ndeshjen në shtesë (90+5).
Ndërkohë, në kohën shtesë, Sylley shënoi gol të bukur për t’i dhënë fitoren vendasve dhe kualifikuar tutje (92′).
Kësisoj, Prishtina tani kualifikohet tutje dhe i bashkohet skuadrave të tjera në çerekfinale./Lajmi.net/