Prishtina feston Vitin e Ri me muzikë, fishekzjarre dhe artistë të njohur
Sonte Kryeqyteti i Kosovës ju fton të gjithë qytetarët të bashkohen në festën e Vitit të Ri, një ngjarje e organizuar nga Kryetari Përparim Rama. Festimet fillojnë në orën 18:00 me aktivitetet e hapjes dhe muzikë nga DJ, ndërsa në mesnatë do të zhvillohet numërimi i orës së Vitit të Ri, i shoqëruar me fishekzjarre…
Lajme
Sonte Kryeqyteti i Kosovës ju fton të gjithë qytetarët të bashkohen në festën e Vitit të Ri, një ngjarje e organizuar nga Kryetari Përparim Rama.
Festimet fillojnë në orën 18:00 me aktivitetet e hapjes dhe muzikë nga DJ, ndërsa në mesnatë do të zhvillohet numërimi i orës së Vitit të Ri, i shoqëruar me fishekzjarre spektakolare, transmeton lajmi.net.
Pjesa muzikore përfshin performanca të Jehona Lumi & Band nga ora 23:30 deri në 00:30, dhe më pas Dren Abazi & Zig Zag Orchestra nga ora 00:40.
Kjo mbrëmje festive synon të sjellë muzikë, gëzim dhe energji pozitive për qytetarët e Prishtinës, duke nisur vitin 2026 së bashku me atmosferë të veçantë.
Njoftimi i plotë:
Sonte në Kryeqytet festojmë Vitin e Ri
Kryeqyteti ju fton të bëheni pjesë e atmosferës festive që na bashkon në natën e ndërrimit të viteve.
18:00 – Nisin aktivitetet festive me DJ
00:00 – Numërimi për Vitin e Ri, i shoqëruar me fishekzjarre
23:30 – 00:30 – Jehona Lumi & Band
00:40 – Dren Abazi & Zig Zag Orchestra
Nën organizimin e Kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, kjo mbrëmje vjen si një festë për të gjithë qytetarët – me muzikë, gëzim dhe energji pozitive për ta nisur vitin e ri së bashku.
Mirë se vini në Kryeqytet.
Gëzuar Vitin e Ri!/lajmi.net/