Prishtina e para, këto janë qytetet dhe fshatrat ku u regjistruan rastet e reja me koronavirus

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 145 raste të reja me koronavirus.

Lajme

15/08/2020 15:04

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Kosovë është 3924 ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 6961, shkruan lajmi.net.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar edhe 9 raste të vdekjes me koronavirus.

Në anën tjetër, qytetet më të prekura me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit janë Prishtina me 45 raste, Mitrovica me 13 dhe Peja me 10.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Mitrovicë 13 raste, komuna Pejë 10 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Ferizaj 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Deçan, Fushë Kosovë, Han i Elezit, Rahovec dhe Shtime.” , thuhet në raportin e IKSHPK-së. /Lajmi.net/