Princi Harry zbulon pengun e tij më të madh për vdekjen e Dianës

Princi Harry i Britanisë së Madhe zbulon se pengu i tij më i madh është fakti se nuk ka folur më parë për pasojat që ka lënë vdekja e nënës së tij, Princeshës Diana.

ShowBiz

26/07/2016 08:58

31 – vjeçari ishte vetëm 12 – vjeç kur Princesha e Uellsit humbi jetën në një aksident automobilistik në Paris, në vitin 1997.

Harry foli gjatë një eventi bamirësie për personat me aftësi të kufizuara mendore. Ai u filmua teksa bisedonte edhe me ish – futbollistin e Manchester United, Rio Ferdinand.

“Më vjen keq që nuk kam folur kurrë për të. Për 28 vite të jetës time nuk kam folur kurrë”, rrëfeu Harry për Ferdinand, shkruan tvklan. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë event, ai shpjegoi se është shumë e rëndësishme që personat të cilët vuajnë humbjen e dikujt të flasin, të shprehin ndjenjat e tyre.

“Është normale që të vuash dhe të flasësh për atë që ndjen. Nuk është dobësi. Dobësi është të kesh një problem dhe të mos e pranosh dhe të mos e zgjidhësh atë”, deklaroi ai.