Princi Çarls, artisti amator që i shet pikturat miliona stërlina
Princi Çarls fiton rreth 2 milionë stërlina nga shitja e pikturave që ai realizon. Kështu shkruan “Telegraph”. Sipas “Telegraph” trashëgimtari i fronit mbretëror të Londrës është një nga artistët më të paguar në Mbretërinë e Bashkuar.
ShowBiz
Gjithashtu, punimeve të tij i është dedikuar edhe një sesion i veçantë në uebfaqe zyrtar të princit të Galles.
Në këtë faqe, Çarls quhet një “artist amator i pasionuar dhe një koleksionist i shkëlqyer”. Ai pikturon teksa është në ambiente të hapura.
Gjithashtu, “Telegraph” ka shkruar se subjektet e preferuara të princit për pikturat e tij janë vendet që ai ka vizituar, të riprodhuara me pseudonimin e A. G./rtklive.com