Princ Leka zyrtarizon lidhjen me të dashurën e tij?
Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin në një ngjarje të veçantë, duke i dhënë kështu fund spekulimeve mbi marrëdhënien e tyre. Ai mbrëmë ka organizuar një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rast që u shfrytëzua për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të…
ShowBiz
Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin në një ngjarje të veçantë, duke i dhënë kështu fund spekulimeve mbi marrëdhënien e tyre.
Ai mbrëmë ka organizuar një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rast që u shfrytëzua për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të pranishmit.
Ngjarja u mbajt në New Jersey, në ambientet e Carpathia Ëest, ku Princ Leka erdhi i shoqëruar zyrtarisht nga Blerta, e cila duket e lumtur dhe e mahnitshme.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, duke i dhënë mundësinë çiftit që të shijojnë së bashku këtë ngjarje festive dhe të njohin më mirë miqtë e tyre.
Princ Leka dhe Blerta janë duke kaluar një periudhë të lumtur së bashku.
Ky zhvillim erdhi pas një periudhe të vështirë që kaluan ish-çifti, Elia Zaharia dhe Princ Leka kur kishin paditur njëri tjetrin për dhunë.
Princi Leka dhe Elia Zaharia në janar të këtij viti njoftuan se i kanë dhënë fund martesës. Dyshja u martuan më 2016 dhe pas katër vjetëve u bënë prindër. /Lajmi.net/