PriFest, këtë vit me juri të FIRPRESCI
Përvec jurisë së FIPRESCI, festivali PriFest këtë vit do të ketë edhe programin e filmave fitues nga FIPRESCI që do shfaqen për publikun kosovar dhe atë të kuruar nga Barbara Lorey De Lacharriere, kritike e njohur gjermano-franceze e filmit nga FIPRESCI.
ShowBiz
Në vazhdën e risive që Prishtina International Film Festival ka rezervuar për këtë edicion, një tjetër lajm shumë i rëndësishëm- një juri e rëndësishme ndërkombëtare, ajo e Federatës Ndërkombëtare të Kritikëve të Filmit FIPRESCI tani e tutje do të jetë juri e rregullt në festivalin Prishtina International Film Festival për të vlerësuar dhe përzgjedhur filmin më të mirë të kategorisë së filmave të Ballkanit që do të fitojë International Film Critics’ Award – çmimi FIPRESCI.
Kjo juri vjen në Kosovë, në një festival filmi, për here të parë, ndërkohë që është prezente në shumë festivale të mëdha e rëndësishme në botë.
“Ka disa vite që kemi zhvilluar marrëdhënie me FIPRESCI-n në festival duke shfaqur filmat e tyre fitues nga juritë e FIPRESCI-t në festival të tjera. Këtë vit ata u ofruan që të sjellin jurinë e tyre në PriFest duke e vlerësuar seriozitetin e festivalit dhe kualitetin e programit. Kjo na bën shumë të lumtur sepse kjo juri është prezente edhe në shumë festivale të rëndësishme në botë, dhe tani e tutje do të jetë edhe në Kosovë dhe atë për të vlerësuar filmat në kategorinë e programit ‘Gjak e mjaltë’ (filmat nga Ballkani). Ne jemi krenar që si festival kemi arritur ndërkombëtarisht të gëzojmë një reputacion të rëndësishëm. Kjo na jep vullnet dhe energji për të zhvilluar festivalin edhe më shumë”, thotë Fatos Berisha – drejtor i Festivalit.
Çmimi FIPRESCI ipet në festival ndërkombëtare të filmit apo në festival të filmit të rëndësisë së vecantë. Asambleja e Përgjithshme vendos në cilat festival duhet të sjell jurinë e vet si dhe cila kategori e filmave do të vlerësohet nga kjo juri. Juria e përzgjedhur nga FIPRESCI për festivalin Prishtina International Film Festival këtë vit do jetë e përbërë nga kritikët nga Izraeli, Holanda dhe Italia.