Prezantuesja shqiptare pozon pranë Adriana Limës në Kanë

Në Festivalin e Kanës po marrin pjesë edhe disa shqiptare.

ShowBiz

23/05/2019 22:17

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë ka disa ditë që ka filluar dhe në të po marrin pjesë emra të njohur të shoubizit, shkruan lajmi.net.

Në një nga eventet që po mbahen në kuadër të këtij festivali, e pranishme ishte edhe moderatorja Albana Osmani.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjete sociale, në të cilën u shfaq pranë modeles së njohur, Adriana Lima.

“Me shoqen time”, ka qenë mbishkrimi që Albana ia ka lënë fotografisë. /Lajmi.net/