Prezantuesja e njohur thotë se bashkëshorti i saj është në gjendje kritike për shkak të COVID-19

Kate Garraway thotë se burri i saj Derek është akoma në "gjendje thellësisht kritike", por do të "vazhdojë luftimin" e koronavirusit.

ShowBiz

17/04/2020 19:31

Kate Garraway ka zbuluar se burri i saj Derek Draper është akoma në “gjendje thellësisht kritike” pasi doli pozitiv me koronavirus, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Nikoqirja e “Good Morning Britain”, 52 vjeç, njoftoi publikun për shëndetin e burrit të saj të enjten kur ajo iu bashkua banorëve të vendit për duartrokitje për stafin mjekësor.

Në një postim në Instagram, Kate shkroi: “Nga e hellësia  zemrës time një miliard falënderime për punëtorët e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor, aftësitë e të cilëve dhe  përkushtimi përballë një rreziku kaq shumë personal, po e mbajnë gjallë Derekun tim, ashtu si po bëjnë për mijëra pacientë të  tjerë”.

“Kam frikë se ai është akoma në një gjendje thellësisht kritike, por ai është akoma këtu, që do të thotë se ka shpresë”, shtoi jao.

“Ju dërgoj shumë dashuri dhe mbështetje për mijëra persona që kjo sëmundje e urryer ua ka rrëmbyer shpresën për të dashurit e tyre. Ju nuk jeni vetëm dhe shpresoj që ju ndihmoj të ju jap forcë për t’i bërë ballë torturave të pikëllimit”, janë fjalët e prezantueses.

Garraway tha se këtë pandemi do ta kalojmë të gjithë së bashku. /Lajmi.net/