Prezantohet Hennessey Camaro i zi me 750 kuaj-fuqi

Vetura është madhështore, me 170 kuaj-fuqi më shumë se në modelin ZL1.

Auto & Tek

22/10/2014 16:52

Pasi që krijuesi amerikan i veturave, Heenessey Performance nuk e shihte si të fuqishëm modelin e fundit, ka filluar të prezantojë disa modele të reja.

Tani, kompania ka zbuluar projektin e ri të quajtur Hennessey Camaro ZL1 HPE750, transmeton Lajmi.net.

Vetura është mbushur me disa përmirësime në sistemin e karburantit dhe në sistemin e motorit, duke shtuar kështu një sistem të induksionit të ajrit dhe cilindra të rinj.

Kuaj-fuqia e ZL1 është rritur nga 580 në 750 kuaj-fuqi. Detaje të tjera për performancën e veturës ende nuk janë zbuluar, por ajo çfarë është punuar në ZL1 e bënë atë që për 4 sekonda të arrijë një shpejtësi prej 97kmh.

da të arrijë një shpejtësi prej 97kmh.