Prezantimi i Guler te Real Madridi: Nëna e tij kaplohet nga emocionet, talenti ia fshin lotët

Real Madridi e ka prezantuar sot transferimin më të ri të klubit, Arda Guler. Guler lë Fenerbahcen për Real Madridin, ku ky i fundit do t’i paguajë gjigantit turk 20 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë të bonuseve. Reali tani e ka prezantuar Guler si lojtarin më të ri të klubit, ndërsa edhe…

Sport

07/07/2023 14:23

Real Madridi e ka prezantuar sot transferimin më të ri të klubit, Arda Guler.

Guler lë Fenerbahcen për Real Madridin, ku ky i fundit do t’i paguajë gjigantit turk 20 milionë euro dhe 10 milionë euro në formë të bonuseve. Reali tani e ka prezantuar Guler si lojtarin më të ri të klubit, ndërsa edhe ka zbuluar se cilin numër ia ka dhënë yllit turk.

Të pranishëm në prezantimin e Arda Guler ishin edhe familja e talentit turk të cilët ndoqën nga afër edhe konferencën, shkruan lajmi.net.

E emocionuar nga arritja e jashtëzakonshme e Guler, nëna e tij u përlot teksa futbollisti ia fshiu lotët dhe e puthi në faqe atë.

“Së pari, falënderoj familjen time, njerëzit që më kanë ndihmuar të arrij këtu dhe klubin”, deklaroi fillimisht lojtari turk, transmeton lajmi.net.

“Unë gjithashtu dua të jem një legjendë e Real Madridit. Faleminderit për gjithçka”, shtoi ai.


Guler, i cili po cilësohet si “Messi turk”, do ta bartë numrin 24 në fanellën e tij te Reali.

Kjo nënkupton se Jesus Vallejo, për të cilin e ardhmja mbetet ende e paqartë te Reali, do të ndryshojë sërish numër në fanellë te gjiganti spanjoll.

Në të kaluarën, Vallejo kishte mbajtur numrin 5 në fanellë, por atë e morri yllin anglez, Jude Bellingham. Pas Bellingham, Vallejo morri numrin 24 në fanellë, por tani ka ndryshuar sërish numrin pasi që Arda Guler është numri 24 i ri i Realit./Lajmi.net/