Pret arritje të marrëveshjeve konkrete

Ka filluar takimi i Baroneshës Ashton me Delegacionin e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë para takimit se në raundin e sotëm të Dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel pritet të arrihen marrëveshje konkrete të dala nga Marrëveshja e Brukselit.

Lajme

27/01/2014 18:25

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në prag të takimit ka thënë se në raundin e sotëm të Dialogut Prishtinë-Beograd në Bruksel, pritet të arrihen marrëveshje konkrete të dala nga Marrëveshja e Brukselit.

“Do të diskutojmë, para se gjithash, për vendosjen e një sistemi funksional të drejtësisë. Presim zbatim efikas të Marrëveshjes së Brukselit, pas zgjedhjeve lokale”, është shprehur Thaçi.

I pyetur që të komentojë fillimin e bisedimeve për integrimin e Serbisë në BE, Kryeministri i Kosovës ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia së shpejti të pranohen në BE dhe NATO si dy shtete të pavarura.

Takimi në mes të Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic dhe Përfaqësues së Lartë të BE’së, Catherine Ashton, ka filluar një orë më vonë, për arsye të angazhimeve të më hershme të Baroneshës.

Burime të agjencisë së Lajmeve Tanjug brenda BE’së kanë bërë të ditur se takimi trepalësh Thaçi-Dacic-Ashton nuk pritet të fillojë para orës 20:00

________________________

 

Ashton nis takimet në Bruksel

Kanë filluar në Bruksel takimet e ndara të Përfaqësuesues së Lartë të BE’së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, me Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic.

Delegacioni i Serbisë, i përbërë nga Kryeministri Ivica Dacic dhe ZëvendësKryeministri Aleksandar Vucic, ka nisur i pari takimin me Baroneshën Ashton, në orën 17:00.

Ndërsa, Delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga Kryeministri Hashim Thaçi, ka filluar takimin me Ashton në orën 18:00.

Me pas, Zëdhënësja e Baroneshës Ashton, Maja Kocijancic, ka deklaruar për B92 se do të fillojë takimi trepalësh, një darkë e përbashkët, në të cilën do të diskutohet për zbatimin Marrëveshjes së Brukselit.

“Është shënuar përparim, mirëpo ende ka çështje të hapura. Në takimin e sotëm do të diskutohet për këto çështje që vazhdojnë të mbesin të hapura”, ka thënë Kocijancic.

Dacic kishte deklaruar më herët se gjatë takimit të 21’të do të diskutohet lidhur me problemet që kanë të bëjnë Gjyqësorin dhe konstituimin Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë.