​35 kilogramë mbi supe, 52 kilometra përpara: Kadetët përballojnë sfidën “Triumfi Dardan”

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, këtë vit gara shënoi pjesëmarrjen më të madhe deri më tani, me 40 oficerë kadetë nga shtetet anëtare të NATO-s. Kadetët përshkuan 52 kilometra në terren të vështirë, me pajisje prej 35 kilogramësh.…

Lajme

27/10/2026 12:42

Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, këtë vit gara shënoi pjesëmarrjen më të madhe deri më tani, me 40 oficerë kadetë nga shtetet anëtare të NATO-s.

Kadetët përshkuan 52 kilometra në terren të vështirë, me pajisje prej 35 kilogramësh. Ata realizuan 5 misione ushtarake brenda 22 orëve pa ndërprerje.

Maqedonci vlerësoi se gara dëshmoi përgatitjen, qëndrueshmërinë dhe aftësitë profesionale të liderëve të ardhshëm ushtarakë.

“Ndërkombëtarizimi i Qendrës për Studime Universitare mbetet një nga prioritetet tona në kuadër të avancimit të edukimit ushtarak”, ka deklaruar ai.

Ministri theksoi se marrëveshjet me akademi prestigjioze, bursat dhe aktivitetet ndërkombëtare po krijojnë mundësi për zhvillimin profesional të kadetëve.

Ai përgëzoi komandanten e qendrës, majoren Mimoza Budeci, stafin dhe kadetët për organizimin dhe përfaqësimin. Sipas Maqedoncit, FSK-ja po konsolidohet si forcë profesionale dhe partnere e besueshme ndërkombëtare.