Presidentja pret në takim Prattipatin, flasim për zhvillimet politike

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati. Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. “Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar…

Lajme

13/11/2026 15:05

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend.

“Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.”

Po ashtu, sipas njoftimit, presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.