Presidentja paguan rreth 15 mijë euro në vit për shkollimin fillor të vajzave të saj
Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e paguan hiç më pak se rreth 15 mijë euro në vit. Tabela e çmimeve është e paraqitur në uebsajtin zyrtar të kësaj shkolle. 6 mijë e 200 euro kushton viti shkollor për filloristë. 320 euro kushtojnë shujtat e ushqimit. Të mbledhura rrumbullakësohen në 13…

Lajme
Shkollimin fillor të vajzave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e paguan hiç më pak se rreth 15 mijë euro në vit.
Tabela e çmimeve është e paraqitur në uebsajtin zyrtar të kësaj shkolle.
6 mijë e 200 euro kushton viti shkollor për filloristë.
320 euro kushtojnë shujtat e ushqimit.
Të mbledhura rrumbullakësohen në 13 mijë euro.
Shto këtu “kostot shtesë” të provimeve, dhe depozitat nga 500 euro për nxënës: rrumbullakësohen në 15 mijë euro.


Kutjojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj disa mediave të cilat, sipas saj, po përndjekin në mënyrë të kundërligjshme dhe të rrezikshme vajzat e saj të mitura.
Përmes një postimi publik, ajo ka ngritur akuza të drejtpërdrejta ndaj disa “të ashtuquajtur gazetarëve”, të cilët, sipas saj, kanë ekspozuar rrezikshëm vajzat e saj në publik.
“Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë… Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore… edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit”, ka shkruar Osmani, duke sqaruar se vajzat e saj, sikur edhe nxënësit tjerë, janë përballur me sfida të mëdha si mungesë pastrimi, ujë, rrymë e ngrohje, bllokada të toaleteve, mungesë sigurie dhe konfiskim të mjeteve të rrezikshme”, ka shkruar Osmani.
Linku për të parë çmimet e plota të shkollimit në UEBFAQEN ZYRTARE.