Presidentja Osmani takon ndaras partitë shqiptare dhe ato të komuniteteve

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë me dije se presidentja Vjosa Osmani nuk do t`i takojë bashkë partitë shqiptare dhe ato të komuniteteve. Ajo ka bërë me dije se shefja e shtetit nesër fillimisht do t’i takojë liderët e partive shqiptare dhe më pas ata të partive nga komunitetet. Sipas Baljes, takimi me…

Lajme

14/05/2025 11:03

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë me dije se presidentja Vjosa Osmani nuk do t`i takojë bashkë partitë shqiptare dhe ato të komuniteteve.

Ajo ka bërë me dije se shefja e shtetit nesër fillimisht do t’i takojë liderët e partive shqiptare dhe më pas ata të partive nga komunitetet.

Sipas Baljes, takimi me komunitet do të mbahen në ora 16:00.

“Po, presidentja na ka ftuar në orën 16:00. Nuk do të jemi bashkë me partitë politike shqiptare. Komuniteti joshumicë ka ftesë të veçantë. Do të flasim për mundësinë se si të ecim përpara. Tani mbetet të shihet si do të vendoset”, ka thënë Balje për “Indeksonline”.