Presidentja Osmani reagon pas fitores së Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur fitoren historike të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, fitore e cila i siguroi “Dardanëve” për herë të parë play-offin e Kupës së Botës 2026. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka ndarë një fotografi të futbollistëve duke festuar triumfin e tyre, ndërsa emocionet i ka shprehur shkurt dhe qartë:…

Lajme

15/11/2025 23:09

Presidentja Vjosa Osmani ka përshëndetur fitoren historike të Kombëtares së Kosovës ndaj Sllovenisë, fitore e cila i siguroi “Dardanëve” për herë të parë play-offin e Kupës së Botës 2026.

Në një postim në rrjetet sociale, Osmani ka ndarë një fotografi të futbollistëve duke festuar triumfin e tyre, ndërsa emocionet i ka shprehur shkurt dhe qartë: “Fitoreeeeeee!”, transmeton lajmi.net.

Fitorja 0-2 në Lubjanë erdhi pas një paraqitjeje të shkëlqyer të ekipit, duke i dhënë Kosovës një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj futbollistike.

Ky triumf shënon një moment të veçantë për sportin kosovar, duke e çuar Kombëtaren një hap më afër ëndrrës botërore./lajmi.net/