Presidentja Osmani priti në takim kryesuesin e KQZ-së, flasin për balotazhin e 9 nëntorit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin. Gjatë takimit, presidentja Osmani u njoftua nga Radoniqi lidhur me procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale, si dhe me përgatitjet që KQZ-ja po bën për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor, raporton lajmi.net Në…

Lajme

31/10/2025 19:24

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqin.

Gjatë takimit, presidentja Osmani u njoftua nga Radoniqi lidhur me procesin e administrimit të zgjedhjeve lokale, si dhe me përgatitjet që KQZ-ja po bën për mbajtjen e balotazhit më 9 nëntor, raporton lajmi.net

Në këtë kuadër, palët diskutuan edhe për funksionimin e përgjithshëm të KQZ-së dhe për punën që po bëhet drejt përmirësimit të vazhdueshëm të proceseve zgjedhore, në përputhje me standardet më të larta të transparencës dhe profesionalizmit./Lajmi.net/