Presidentja Osmani në ShBA: Kosova e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë këtë javë në takimin e radhës të Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF), i mbajtur në New York, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul. Në këtë takim të nivelit të lartë, ku Kosova është partnere që…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë këtë javë në takimin e radhës të Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF), i mbajtur në New York, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.
Në këtë takim të nivelit të lartë, ku Kosova është partnere që nga viti 2017, Presidentja Osmani ka riafirmuar përkushtimin e fuqishëm të institucioneve të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha format e tij, transmeton lajmi.net.
Ajo theksoi se Kosova, përmes ndërtimit të sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe adresimit të radikalizimit online, është shndërruar në një model për vendet e rajonit në trajtimin e këtyre sfidave globale.
“Kosova po dëshmon se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më komplekse globale mund të tejkalohen”, u shpreh Presidentja Osmani gjatë fjalës së saj në takim./lajmi.net/