Presidentja Osmani në përvjetorin e themelimit të Policisë: “Qëndresë, besnikëri dhe guxim për 26 vjet”
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar lart rolin e këtij institucioni në ndërtimin dhe mbrojtjen e shtetit. “Policia e Kosovës, 26 vjet qëndresë, besnikëri dhe guxim!”, shkroi Osmani në postimin e saj, duke theksuar se Policia ka qenë “mburojë e Republikës” që…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, duke vlerësuar lart rolin e këtij institucioni në ndërtimin dhe mbrojtjen e shtetit.
“Policia e Kosovës, 26 vjet qëndresë, besnikëri dhe guxim!”, shkroi Osmani në postimin e saj, duke theksuar se Policia ka qenë “mburojë e Republikës” që nga ditët e para të themelimit e deri më sot, transmeton lajmi.net.
Kreu i shtetit ka shprehur nderim të veçantë për policët që kanë rënë në krye të detyrës, si dhe mirënjohje për të gjithë ata që çdo ditë, përmes përkushtimit dhe sakrificës, i mbajnë të forta themelet e shtetit të Kosovës.
“Lavdi policëve të rënë në detyrë! Urime 26-vjetori i Policisë së Kosovës!”, përfundoi Presidentja./lajmi.net/