Presidentja Osmani në Berlin Global Dialogue: Qëllimi ynë i përbashkët – ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të Berlin Global Dialogue, ku zhvilloi një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe nisma për partneritete të reja. Në një postim në rrjete sociale, Presidentja Osmani theksoi se pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar kishte një qëllim…

Lajme

25/10/2025 16:19

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në edicionin e sivjetshëm të Berlin Global Dialogue, ku zhvilloi një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe nisma për partneritete të reja.

Në një postim në rrjete sociale, Presidentja Osmani theksoi se pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar kishte një qëllim të përbashkët: afrimin e mëtejshëm të Kosovës me Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

“Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politikë dhe biznesorë për diskutime rreth rëndësisë së zgjidhjeve në politikëbërje që u shërbejnë qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmes”, ka deklaruar Osmani.

Postimi i plotë: 

Ishte kënaqësi të rikthehem këtë vit në Berlin Global Dialogue për një sërë aktivitetesh të mbushura me diskutime frymëzuese, takime të vlefshme dhe partneritete të reja – të gjitha me një qëllim të përbashkët: ta afrojnë Kosovën edhe më shumë me Bashkimin Evropian.
Berlin Global Dialogue është një platformë që bashkon përfaqësues politik e biznesor për diskutime rreth rëndësisë së zgjidhjeve në politikëbërje që u shërbejnë qytetarëve, ekonomisë dhe të ardhmes./lajmi.net/